Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Emiljano Shullazin

Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Emiljano Shullazin

Pra, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO që e dënoi me 12 vite burg, Shullazin dhe Galimando Danin. Ndërsa Endrit Qyqja është dënuar me 10 vite burg, Endrit Zela 10 vite burg.

Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme.

Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi më regjimin ‘41 bis’.

Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.


Shtuar 3.12.2021 15:32