6 minuta "luftë" në kabinë, kutia e zezë tregon çfarë ndodhi me avionin që vrau 157 pasagjerë
Sigurimi i regjistrimeve të kutisë së zezë nga kabina e avionit Boing 737 MAX të Ethiopian Airlines tregon se kapiteni dhe bashkëpiloti i tij u bombarduan nga alarmet përgjatë gjatë minutave të fluturimit pas ngritjes.

Pasi avioni la pistën, një pajisje e veçantë e vendosur tek ky model avionësh filloi të njoftonte kapitenin duke e paralajëmruar se diçka nuk po shkonte mirë dhe se rrezikonin rrëzimin, shkruan Albeu.com.

Vetëm një minutë më pas, kapiteni Yared Mulugeta Gatecheë, 29 vjeç, raportoi se ata kishin probleme me kontrollin e avionit.

Pastaj sistemi anti-stall filloi dhe e shtyu hundën e avionit poshtë për nëntë sekonda, ndërsa kapiteni dhe bashkëpiloti i tij, Ahmednur Mohammed, 25 vjeç përpiqeshin ta mbanin avionin e madhe të mos rrëzohej.

Autoritetet etiopiane lëshuan një raport paraprak të enjten pas rrëzimit të 10 marsit që vrau 157 vetë në bord, që përfshinte një tregim minutë për minutë të regjistrimeve të kutisë së zezë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori