Skafi goditi për vdekje 5-vjeçarin, Klea Huta: Jam pranë prindërve, merrni masa për këta gangstera

Një fëmijë 5 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00 dhe ka tronditur mbarë opinionin publik.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Klea Huta e cila e rënduar psikologjikisht ka treguar se ndodhet pranë familjes së vogëlushit 5 vjeçarë duke i bërë thirrje shtetit.

“Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, shkruan Klea Huta./albeu.com/