50 cent e quajti Maqedonine Greqi
Albeu.com
Reperi amerikan me famë botërore, 50 cent ka planifikuar koncert në Shkup të Maqedonisë më 31 mars të këtij viti. Por koncerti ka skandalizuar fansat maqedonas, kur kanë parë në faqen zyrtare të këngëtarit se vendi i koncertit është Shkup-Greqi.
Kaq u desh që në faqe të shpërthenin thirrjet “rregullo gabimin, do shkosh në Maqedoni, ose Shkupi nuk është në Greqi, mësoje, ndryshe mos hajde”. Këngëtari është bindur, ka korrigjuar shtetin duke shkruar Maqedoni, por ka harruar të fshijë komentet kritikuese poshtë në faqen e tij. Të shpresojmë se ky skandal nuk do të zbehë dëshirën që kanë fansat për të parë në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” reperin më të famshëm të kohëve të sotme.
Shtuar më 03/02/2010, ora 17:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori