5 të vdekur nga shirat në Francë dhe Gjermani
Të paktën pesë persona kanë vdekur të mërkurën nga shirat e mëdha në Francë dhe Gjermani. Kështu kanë thënë autoritetet.

Sipas BBC ekipet e shpëtimit në qytetin bavarian, Smibach, kanë gjetur trupat e tre njerëzve të cilët ishin bllokuar në një shtëpi, ndërsa një grua është gjetur afër një rrëke, transmeton Gazeta Express.

Në qendër të Francës ka vdekur një grua 86 vjeçare si pasojë e vërshimeve.

Dhjetëra qytete janë përmbytur, ndërsa njerëzit janë shpëtuar me helikopter.

Ndërkohë, sipas meteorologëve nivelet e ujit pritet të vazhdojnë të rriten për disa ditë.

Mendohet se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori