5 orë seks dhe kokainë, vdes tragjikisht e reja
Një vajzë kolumbiane humbi jetën pasi 5 orë rresht i kishte kaluar duke bërë seks dhe konsumuar drogë.

Sipas “The Sun” që citon mediat vendase bëhet fjalë për një 32-vjeçare e cila fillimisht nuk ishte ndier mirë dhe më pas kishte pësuar arrest kardiak në qytezën Cali. E njohur me nofkën “La Fiera” vajza kishte humbur fillimisht ndërgjegjen dhe më pas ishte pushtuar nga dridhjet trupore.

Nofka e saj thuhet se lidhej me “karakterin e saj të fortë”, ndërsa identiteti i vërtetë mbetet i panjohur.

Ishte partneri i saj që lajmëroi mjekët, por ambulanca kishte vonuar. Ai kishte marrë një taksi dhe e kishte dërguar në spital, por mjekët thanë se e kishin të pamundur ta kthenin në jetë. Historia u mësua pas dëshmisë së të dashurit të saj në polici. Hetimet po përpiqen të zbardhin shkaqet e ndalimit të zemrës.
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori