45 të vdekur në aksidentin me autobus
Të paktën 45 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga duke rënë disa metra poshtë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në shtetin e Indisë jugore të Telanganas.

Sipas raportimeve mediatike, pasagjerët po ktheheshin nga tempulli hindu kur autobusi doli nga rruga, në përpjekje për të mos përplasur një tjetër autobus.

Autoritetet druhen se numri i viktimave që tashmë ka zhytur vendin në zi mund të rritet me kalimin e orëve.
Shtuar më 11/09/2018, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori