44 të vdekur në Pakistan si pasojë e reshjeve të dendura
44 të vdekur dhe 186 të plagosur është bilanci i rëndë si pasojë e reshjevedendura në Pakistan. Raportohet se situata është rënduar tej mase, ndërsa shumë banesa kanë dalë jashtë përdorimit.

Mediat raportojnë se ka shkuar në 44 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të reshjevedendura të shiut në rajonin Hayber Paktunkva në veriperëndim të Pakistanit.

Reshjet të cilat janë përkeqësuar në orët e pasdites së të dielës në rajonet Novshera dhe Çarsadda të Peshaverit kanë shkaktuar rënien e shumë çative të shtëpive, ku si pasojë kanë humbur jetën 44 persona dhe janë plagosur 186 të tjerë. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2015, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori