“Më shumë skanime se ndeshje të luajtura”, Costa mendon pensionin

Anësori i Juventusit, Dogulas Costa ka thënë se ai e mendon të dalë në pension, si pasojë e lëndimeve të shumta që ka marrë.

Braziliani ka munguar në 17 ndeshje për liderin e Serie A në këtë sezon të vetëm, derisa ka pasur probleme me tërheqje të muskujve gjatë gjithë karrierës.

Costa thotë se ai ka arritur të nxjerrë anën pozitive prej tyre, por që lëndimet e shumta e kanë zhgënjyer atë.

“Ka disa kohë kur mendoj se a mund të luajë ende”, ka thënë braziliani për The Players Tribune.

“Kjo për shkak se jam kthyer në fushë dhe jam lënduar përsëri. Më pas i kam shikuar ndeshjet në TV, e kujtoja pasionin që kisha dhe vazhdoj të luaja në nivele të larta”.

“Nuk është që nuk e kam menduar pensionimin, pasi më shumë kam skanime në trupin tim se sa ndeshje të luajtura”, ka shtuar më tej Costa.

Ai ka bërë 30 paraqitje gjatë karrierës së tij vetëm në edicionin 2017/18, e në të tjerat ka qenë më shumë i lënduar.


Shtuar 26.05.2020 06:54