“Nuk di të shpreh fjalë dashurie”, Olta suprizohet brenda shtëpisë së Big Brother

Në ditën e të dashuruarve Olta është surprizuar brenda shtëpisë së Big Brother.

Në një moment ka rënë zilja e shtëpisë dhe të gjithë janë habitur.

Ka qenë pikërisht aktorja e cila ka vrapuar që ta hapë.

Një buqetë e madhe me lule kishte mbërritur te dera, e cila shoqërohej me një kartolinë dhe tre foto.

Brenda shkruhej: “Nuk di të shpreh fjalë dashurie, por të uroj gëzuar Shën Valentinin. P. S Mos bëj kenollëqe.”

Olta është gëzuar pafund dhe ua ka treguar kartolinën banorëve./Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 16:52