40 të burgosur të rrezikshmërisë së lartë arratisen nga burgu pas uraganit “Irma” (FOTO LAJM)

Më shumë se 40 të burgosur të rrezikshmërisë së lartë dyshohet të jetë arratisur nga ishujt britanikë Virgin pasi përfituan nga dëmet e krijuara nga uragani “Irma”.

Ka pasur raportime për grabitje në një nga ishujt, Tortola pasi të burgosurit u arratisën nga kaosi i shkaktuar gjatë stuhisë me erëra që arrin deri në shpejtësinë 185m/ph.

Fotografitë në disa materiale të Këshillit të qeverisë britanike tregojnë tani se zyrtarët po përpiqen të "sigurojnë transferimin e të burgosurve" në ishullin e Shën Luçisë, shkruan Mail Online, përcjell albeu.com

Ndërkohë që rezidentët e uritur në ishujt e shkatërruar kanë filluar tashmë të zihen me njëri tjetrin për ushqimin ndërsa turistët kanë formuar radhë të gjata në aeroporte për t'u larguar nga ishujt. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori