40 shtete të botës bashkë kundër ISIS
Pëlqej
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të jetë sot në Paris, ku do të takojë liderë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim që të bëhen bashkë për një "luftë" të përbashkët kundër ISIS.

Presidenti francez, Fransua Hollande deklaroi se vrasja brutale e pengut britanik Haines tregon se grupi ekstremist është mjaft i rrezikshëm dhe mund të kërcënojë sigurinë globale.

Mësohet se deri më tani janë bërë 40 vende nga e gjithë bota kundër grupimit radikal ISIS.

Ndër ta, kundër grupit ekstremist janë edhe disa vende arabe. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori