4 tërmete godasin njëri pas tjetrit Italinë, qytetarët i kaplon paniku
Prej dtësh, shteti fqinj Italia është goditur nga lëkundje të njëpasnjëshme tërmetesh.

Në Benevento, në Itali, janë regjistruar të paktën katër tërmete nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit të së hënës, më i forti 3.4 Rihter.

Të frikësuar dhe të pushtuar nga paniku, shumë njerëz kanë dalë nëpër rrugë.

Lëkundja e parë është regjistruar në orën 9.06, 3.4 Rihter, e dyta dy minuta më vonë 3.2 Rihter. Ndërsa tërmeti i tretë dhe i katërt janë regjistruar në 9.52 dhe 9.53, 3 dhe 3.4 Rihter.

Autoritetet vendosën të mbyllnin institucionet shkollore dhe godinat publike ndërkohë që për momentin nuk ka të dhëna për dëme.

Shtuar më 16/12/2019, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori