4 shqiptarë kandidojnë për deputetë në Parlamentin italian
Ndër qindra kandidatë për deputetë që kandidojnë për parlamentin italian këtë të dielë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë.

Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha. 25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë në Bergamo në për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.

Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio. E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Europa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori