HARTA/ Instituti për Studimin e Luftës: Ushtria ruse është bllokuar rreth Kievit në 24 orët e fundit (FOTO LAJM)

Instituti për Studimin e Luftës tha se operacionet ruse rreth Kievit po vijojnë me ritme të ulëta.

“Forcat ruse mbetën kryesisht të bllokuara gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në raportin e institutit.

Gjithashtu bëhet me dije se po furnizohen dhe rinovohen njësitë e vijës së parë për nisjen e sulmit mbi kryeqytet/

“Operacionet ofensive të pakoordinuara dhe sporadike ruse kundër qyteteve kryesore të Ukrainës tregojnë sipas vlerësimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës se forcat ruse përballen me probleme që lidhen me çështjet morale dhe mungesën e iniciativës”, thotë raporti, sipas BBC.

Instituti ka publikuar një hartë në Twitter që tregon përparimin e Rusisë drejt perëndimit të Ukrainës.


Shtuar 12.03.2022 07:41