Messi lëshon kushtrimin: Të ndryshojmë, ose na mund edhe Napoli!

Leo Messi është i drejtpërdrejtë. Te Barcelona këtë sezon refreni ka qenë i njëjtë dhe argjentinasi edhe më parë është shprehur se nuk kishin asgjë në vijë me lojërat që po zhvillonin. Një ditë më parë Real Madrid festoi titullin kampion, kurse katalanasit u mundën nga Osasuna me rezultatin 1-2.

Pas ndeshjes, Messi foli për Movistar dhe paralajmëroi se me lojën që po bëjnë do i mundë edhe Napoli në Champions League. Një mesazh i qartë dhe që duhet dëgjuar nga të gjithë te Barcelona.

“Kjo ndeshje është ajo që përshkruan më së miri se si sezoni ynë ka shkuar. Ishim të dobët, nuk këmbëngulëm dhe u mundëm nga një ekip që kishte më shumë ritëm dhe uri.

Mendoj se nëse vazhdojmë kështu, do të jetë e vështirë për ne të fitojmë Champions League. Loja jonë nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar La Liga. Nëse nuk ndryshojmë, atëherë do të humbasim edhe kundër Napolit gjithashtu”, deklaron Messi.


Shtuar 17.07.2020 11:22