36 të vdekur nga incidenti në minierën e qymyrit në Rusi
Këtë të enjte nga ngjarja që ndodhi në qytetin e Vorkut, ku ndodhi një shpërthim në minierën e qymyrit Severnaja, u raportua se kanë humbur jetën 36 persona.

Zyrtarët rusë njoftuan se pas tre shpërthimeve, shembjeve dhe zjarrit humbën jetën edhe 36 persona.
26 minatorët të cilët llogariteshin si të zhdukur pas shembjes së minierës, sot janë shpallur të vdekur dhe aksioni i shpëtimit është ndërprerë.

Në shpërthimin e parë që ndodhi të enjten humbën jetën katër persona, ndërsa deri te shpërthimet e reja të metanit sot, humbën jetën edhe gjashtë të tjerë, në mesin e të cilëve pesë anëtarë të ekipit të shpëtimit.

Fatkeqësia ka ndodhur në thellësinë prej rreth 740 metrave, ndërsa në atë çast në minierë gjendeshin gjithsej 110 persona, prej të cilëve 80 janë shpëtuar./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2016, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori