“Koka” e trafikut të drogës në Itali “bie në rrjetë”, pritej të niste punë si agjent dogane në Durrës

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë shqiptare pas akuzave për trafik droge.

Shqiptari konsiderohej prej kohësh një nga kokat e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Ndaj tij, ekzistonte një urdhër arresti pasi ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg që në 2015-ën.

Megjithatë arratia do të merrte fund për një shqiptar me iniciale J.I. M., ku ai u arrestua në vendlindjen e tij ndërsa të martën kur u ekstradua në aeroportin e Fiumicino-s. “Fantazmë” që prej 2015 shkruajnë mediat italiane për të ndërsa më tej shtojnë se “Narcos-i” shqiptar me origjinë nga Durrësi u kap pas bashkëpunimit mes prokurorisë në Aquila, Interpolit dhe oficerit të sigurisë në ambasadën italiane në Shqipëri.

Ky person ka mundur që të krijojë mes Italisë dhe Shqipërisë një rrjet kriminal që synonte trafikun ndërkombëtar të kokainës. Aktivitetet ilegale të shqiptarit fillojnë që në vitet 2002. Atëherë atij iu dokumentua krimi në brigjet e Marche e deri në qytetin e Bolonjas.

Është dashur kohë e gjatë për të kapur shqiptarin. Për ta arrestuar atë u përdor teknologji e avancuar. Pasi kanë rënë në gjurmët e tij, agjentët kanë ngushtuar zonat ku lëvizte ai, deri në pikën ku kanë gjetur vendin ku strehohej.

Trafikanti u kap në një lagje në Durrës dhe sipas mediave shqiptare do të niste të punonte si njeri normal. Nuk bëhet fjalë për një punë dosido, por si agjent dogane. Shqiptari tashmë ndodhet në një burg në zonën e Lazio./albeu.com/