350 milionë fëmijë në botë nuk janë vizituar kurrë
Ka mëse 350 milionë fëmijë në të gjithë botën, të cilët gjatë gjithë rrjedhës së jetës së tyre kurrë nuk janë vizituar nga një profesionist shëndetësor, qoftë ky mjek apo infermier. Lajmi është dhënë nga raporti i fundit i organizatës së njohur ndërkombëtare "Save the Children", "Mungesa e madhe e punonjësve të shëndetësisë, pengon të drejtën për shëndetin e fëmijëve'', të paraqitur në Romë. Ndërsa shton se tetë milionë fëmijë vdesin çdo vit nga moskujdesi i duhur shëndetësor.

Konkretisht, nga këta tetë milionë të vdekur para moshës 5 vjeç, 21% e tyre shkaktohen nga komplikimet pas lindjes, 18% nga pneumonia, 16% nga malaria dhe 15 % nga diarreja. Që të gjitha këto, edhe nën ndikimin e kequshqyerjes, shkak që ka kontribuar për një të tretën e vdekjeve të fëmijëve, dhe emergjencat humanitare.

"Një miliard njerëz, nuk e shohin kujdesin shëndetësor gjatë gjithë jetës së tyre'', denoncon presidenti i "Save the Children" në Itali, Claudio Tesauro, e nëse kjo ndodhte sipas tij, të paktën 1.3 milion foshnjë mund të shpëtonin.

Më e keqja për fëmijët shkon në Çad dhe Somali. Ndërsa ndër vendet më të suksesshme në këtë aspekt mësohet se janë Zvicra, Finlanda, Irlanda dhe Norvegjia.

"Një e katërta e peshës së barrës globale të sëmundjeve është në Afrikë, kontinent ky ku sipas Save the Children', punojnë vetëm 3% e mjekëve, infermierëve dhe të mamive në botë".
Shtuar më 04/10/2011, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori