33 të vdekur gjatë një aksidenti në Marok
Një aksident tragjik ka ndodhur një ditë më parë në Marok, me pasojë 33 të vdekur, ku shumica janë fëmijë.

Raportohet se një autobus është aksidentuar e ku për pasojë 33 persona mbetën të vdekur, shumica prej të cilëve ishin fëmijë të moshës nga 8 deri në 14 vjeç.

Nxënësit po ktheheshin nga një aktivitet sportiv, kur autobusi me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një kamion-cisternë që transportonte gaz. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se autobusi u përfshi menjëherë nga flakët pas përplasjes. Përpos 33 personave që humbën jetën, mbetën të plagosur edhe 9 persona, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë, e ku dy prej tyre ndërruan jetë. Mes viktimave ishte edhe Hassan Issengar, një atlet i njohur maroken, i cili shoqëronte nxënësit. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori