31-vjeçari algjerian tenton të vrasë me hanxhar një person në metro (FOTO LAJM)
Një algjerian 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka tentuar të vrasë për motive banale një 39-vjeçar nga Tunizia.

Ngjarja ka ndodhur brenda një tuneli që të lidh me stacionin qendror të metrosë në Milano.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes nëpërmjet sulmit me hanxhar.

Megjithatë viktima ka marrë goditje në fytyrë dhe në krah.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së metrosë. Policia italiane njoftoi se vuri në pranga Abdel Kader 31-vjeç nga Algjeria, një emigrant i pa ligjshëm dhe pa një vendbanim fiks. Ndërsa i plagosuri nga Tunizia ju nënshtrua 50 qepjeve në fytyrë dhe 118 në krah. /albeu.com/
31-vjeçari algjerian tenton të vrasë me hanxhar një person në metro (FOTO VIDEO)

Shtuar më 07/02/2014, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori