Rinisin shpërthimet në Kiev, banorët në panik

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Ukrainën nën shpërthimin e bombave ruse.

Lajmin e bën të ditur BBC, që citon autoritetet lokale dhe thotë se shpërthime ka pasur në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi.

Sipas një kanali Telegram të drejtuar nga autoritetet lokale, sistemi i mbrojtjes ajrore të Dnipro u aktivizua me sukses.

Nuk është e qartë se sa shpërthime goditën Dnipro, por autoritetet shtuan se ata po prisnin të dëgjonin zyrtarisht përgjigjen nga ushtria.

Sakaq, sulme ka pasur në orët e para të mëngjesit edhe në Kiev. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES). Deri më tani nuk raportohet për viktima.


Shtuar 12.03.2022 08:03