30 të vdekur në Ukrainë nga shpërthimi në një minierë
Një shpërthim i fuqishëm në minierën e qymyrgurit Zasyadko në Donjeckun e kontrolluar nga rebelët pro-rusë, ka marrë të paktën 30 jetë njerëzish e ka plagosur 14 të tjerë.

Zasyadko në lindje të Ukrainës është skenë e katastrofës më të madhe minerare të vendit të konsumuar 8 vjet më parë. Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi të mëdha të mbërrijnë në vendngjarje.

Përgjatë gjithë dimrit, Donjecku ka qenë teatër luftimesh të ashpra mes separatistëve dhe trupave qeveritare. Megjithatë, në zonën ku ndodhet miniera, këto ditët e fundit nuk ka pasur asnjë përplasje të armatosur. Vladimir Tsymbalenko, kryetar i Shërbimit Lokal të Sigurisë së Minierave, tha: “Nga informacionet paraprake që kemi, kanë vdekur më shumë se 30 minatorë. Punonjësit e shpëtimit nuk kanë mundur të mbërrijnë në vendin ku ndodhi shpërthimi sepse fillimisht po largojnë gazin helmues, e më pas do të zbresin nëntokeë.”

Që nga fillimi i konfliktit në muajin prill, ekonomia e Ukrainës është rrudhur ndjeshëm, megjithatë pavarësisht trazirave, në rajonet lindore të vendit shumë miniera funksionojnë normalisht. Aksidentet sidoqoftë kanë qenë diçka e zakontë edhe përpara shpërthimit të dhunës sepse standartet e sigurisë ishin përgjithësisht tepër të ulëta.
Shtuar më 04/03/2015, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori