Rreth 30
shtete morën pjesë në Konferencën e Parisit dhe u dakorduan që ti bashkojnë forcat kundër grupit radikal ISIS.
Të gjitha këta
shtete u shprehën "pro" furnizimit me armë të Bagdatit, për ta luftuar ISIS-in.
Në një deklaratë të përbashkët, të shteteve shumicë Perëndimore dhe Arabe, të lëshuar sot më 15 shtator, thuhet se luftimi i militantëve të IS, është ‘çështje emergjente’.
“Kërkohen vendime të shpejta dhe radikale, kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët po bëjnë gjenocisë dhe krime ndaj njerëzimit”, është shprehur Masum, presidenti iraken, transmeton Rel.
Ndërsa
Hollande nga ana e tij tha se militantët e IS po kërcënojnë globin me aktet e tyre brutale.
Një bashkim i tillë shtetesh si dhe vatrat e shumta të luftës, që nga Iraku, Siria e deri në Ukrainë mund të shkaktojë edhe ndonjë luftë të mundshme.
Kjo u paralajmërua edhe nga ana e Papës Francesku. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014,
ora 14:28