30 alpinistë humbën jetën nga tymi i vullkanit në Japoni (VIDEO)


Pëlqej
Mediat japoneze kanë bërë të ditur se janë gjetur 30 trupa alpinistësh pa shenja jete pranë majës së malit OntakeJaponi.

Alpinistët që kanë humbën jetën ishin pjesë e një grupi prej 250 alpinistësh, të cilët po ngjisnin malin kur papritur pati një shpërthim vullkanik ditën e shtunë.

Një numër i banorëve të zonave përreth vullkanit janë evakuuar por ka edhe disa qindra të tjerë që kanë mbetur të bllokuar ndërsa po presin ndihmën e aeroplanëve.

Në një video të publikuar në YouTube, ecësit e maleve shihet të jenë ngujuar në tym dhe hi nga erupsioni.

Mali Ontake gjendet në kufirin e prefekturave Nagano dhe Gigu ndërsa një pjesë shpinore e malit shkon kah Honshu, ishulli më i madh i Japonisë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori