3 tërmete brenda 30 minutash godasin Italinë
Gjatë mbrëmjes së djeshme, 3 lëkundje të njëpasnjëshme kanë goditur Italinë.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës.

Pak minuta më vonë në ora 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë. Ora 23:22 minuta është pasuar nga një tjetër e shkallës 2.2 balla.

Si pasojë e frikës që lëkundjet mund të vazhdonin, shumë banorë kanë kaluar natën jashtë banesave.

Shtuar më 08/12/2019, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori