3 të vdekur në anijen me klandestinë që u përplas në Rodhos
Një anije është përplasur me shkëmbinj në Rodhos, duke sjellë tre të vdekur. Aktualisht kanë shpëtuar rreth 83 persona, ndërsa ende nuk dihet nummri i saktë i klandestinëve që ndodheshin në anije.

Tragjedia është shënuar mëngjesin e sotëm, ku një anije me klandestinë është përplasur me shkëmbinj në ishullin Rodhos, në juglindje të detit Egje.

Forcat e shumta që janë vënë në dispozicion për këtë operacion kanë shpëtuar rreth 83 persona, 23 prej të cilëve janë transportuar menjëherë në spitalin e Rodhosit. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2015, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori