3 shkencëtarë amerikanë fitojnë Nobelin për Mjekësi
Pëlqej
Çmimi Nobel 2017 për Fiziologji apo Mjekësi u është ndarë tre shkencëtarëve amerikanë, Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young, të cilët kanë hedhur dritë mbi orën e brendshme biologjike e cila drejton ciklet e zgjimit dhe gjumit të shumicës së gjerave të gjalla, raporton AFP.

Zbulimi i treshes biologjike të SHBA-së shpjegon si bimët, kafshët dhe njerëzit e adaptojnë ritmin e tyre biologjik në mënyrë që të sinkronizohet me revolucionet e Tokës, sipas Asamblesë së Nobelit, transmeton Express.

Hall 72-vjeçar, Rosbash 73-vjeçar dhe Young 68-vjeçar, kanë qenë në gjendje të futen brenda orës biologjike dhe ta qartësojnë funksionimin e brendshëm të saj.
Shtuar më 02/10/2017, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori