3 analistë dhe 1 gazetar vriten në një aksident rrugor në Ukrainë
Pëlqej
Tre analistë politikë, një gazetar dhe një aktivist, kanë humbur jetën sot në një aksident rrugor në rajonin perëndimor të Ukrainës, Rivne.

Viktimat janë Olexander Maslak, Oleksii Kurinnyi, Oleksandr Nykanorov të tre analistë dhe gazetari Volodimir Karahiaur, ndërsa personi tjetër Serhiu Popov është aktivist.

Policia kombëtare e Ukrainës tha se makina e tyre u përplas me një kamion dhe 4 persona vdiqën ne vend, ndërsa personi i pestë ndërroi jetë në spital.

Të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një konferencë. /albeu.com/



Shtuar më 06/09/2017, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori