27 të vdekur nga sulmet ajrore në Siri
Të paktën 27 pacientë, në mesin e tyre dhe fëmijë, janë vrarë gjatë ditës së sotme nga sulmet ajrore që besohet se janë kryer nga Qeveria siriane mbi një spital sirian, i cili mbështetet nga “Medecins Sans Frontieres” dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Sipas “The Guardian” spitali është shkatërruar duke vrarë pacientë dhe doktorë, në mesin e të cilëve edhe pediatrin e vetëm të mbetur në këtë pjesë të Appelos, që kontrollohet nga rebelet.

Sulmi më i fundit është pjesë e një synimi më të gjerë të sulmeve ajrore kundër spitaleve nga Qeveria e Bashar al-Assad, përderisa situata humanitare në kryeqytetin e ndarë komercial të Sirisë është duke u rritur edhe më shumë nën sulme të mëdha./Albeu.com/
Shtuar më 28/04/2016, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori