Të paktën 27 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një
sulm vetëvrasës në një kafene në Bagdad. Midis të vrarëve janë edhe disa fëmijë.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë
sulm që ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen "Amiriyah" të banuar me popullatë shumicë
sunite.
Ky
sulm u bë në periudhën e ngritjes së tensioneve në
Irak para zgjedhjeve provinciale, që mbahen këtë të diel. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013,
ora 11:31