“Mbledhja e sotme, e vonuar”, Bardhi: Tre komisionet hetimore që do të ngremë

Pas mbledhjes së sotme, Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për gazetarët ku është shprehur se dy shtyllat e diskutimit ishte rikonceptimi i Reformës Zgjedhore dhe ngritja e tre komisioneve hetimore.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interes i Shqipërisë. Pasi kemi analizuar deri më tani produktin e Reformën Zgjedhore, nuk ka pasur asnjë produkt. Janë zhvilluar një ose dy mbledhje dhe nuk mund të vazhdohet kështu. Kemi parë përsipër rikocpetimin e Reformën Zgjedhore. Kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar. Cdo ditë përballemi me skandale, ku milionat e eurove janë kthyer si bileta autobuzi dhe kanë humbur vlerën. Prandaj kemi vendor ngritjen e tre komisione hetimore. 1; për koncesionet dhe PPP, 2; për të dhënat personale të qytetarëve, abuzumi me cështjen e patronazhistëve, ndërhyrje në sistemin TIMS, 3; komision i fokusuar në zbatimin e ligjit dhe konfliktin e intersit. E shikoj takimin e sotëm si të vonuar dhe mundësi të humbur për të patur një agjendë të përbashkët me deputetët”, tha Bardhi.

Në lidhje me deklaratat e Bashës, Bardhi u shpreh se nuk ka koment, por e fton që t’i rikthehet misionit opozitar.

“Nuk kam asnjë koment, ftesa për Bashën është t’i rikthehet misionit si opozitar. Apeli im është të reflektojë për momentin që ndodhet Shqipëria dhe që mosfunksionimi i opozitës mund t’i shkaktojë vendit”, tha ai.

Kujtojmë se në mbledhje kanë qenë të pranishëm, Sali Berisha dhe 43 deputetë, të PD-së dhe Aleancës për Shqiptarët./albeu.com


Shtuar 5.09.2023 14:12