25-vjeçarja ndërron jetë nga mungesa e ndihmës mjekësore, emigrantët në Itali i vënë zjarrin kampit
Një grup aziklkërkuesish në një qendër refugjatësh në Venecia të Italisë i kanë vënë
zjarrin objekteve duke bllokuar brenda zyrave punonjësit socialë. Mediat shkruajnë se
trazirat janë nxitur nga vdekja e një refugjateje në
kamp.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku rreth 25 punonjës socialë u bllokuan brenda zyrave, pasi
emigrantët i vunë
zjarrin objekteve në
kamp. Gjithashtu edhe energjia elektrike u ndërpre nga
emigrantët, shkruan RT.
Forcat speciale të policisë dhe të sigurisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll situatën. Fatmirësisht asnjë nga punonjësit në
kamp nuk mbeti i plagosur.
Trazirat në
kamp shpërthyen pasi një emigrante 25 vjeçare nga Bregu i Fildishte, identifikuar si Sandrine Bakayoko ndërroi jetë në
kamp. Ajo u gjet pa ndjenja në banjo dhe dyshohet se vdiq për shkak të vonesës për ndihmë mjekësore. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 23:22