25 universitetet më të rëndësishme në SHBA
Albeu.com
Në këtë kohë të vitit, nxënësit që sapo kanë marrë diplomën në shkollë të mesme janë më shumë se asnjëherë gjatë “karrierës” së tyre shkollore. Atyre u duhet të aplikojnë në universitetet që kanë zgjedhur për të studiuar. Në SHBA studentët priren nga një sërë faktorësh në përzgjedhjen e degëve dhe universiteteve që ato bëjnë.Dikush e zgjedh një universitet për nivelin e lartë akademik, dikush për emrin që ka, dikush tjetër për jetën sociale etj. Revista amerikane “Newsweek” ka përzgjedhur universitetet më të famshme në SHBA, ka klasifikuar 25 universitetet më të rëndësishme të vendit, të përzgjedhura jo duke u bazuar vetëm në cilësinë akademike, por edhe mënyrën e organizimit të mësimit, jetës sociale, larmisë së degëve, numrit të studentëve të pranuar, etj.

Universitetet në modë

Ashtu si këpucët, makinat, faqet e internetit dhe yjet e Hollivudit që ndiqen nga paparacët, edhe universitetet e mira hyjnë e dalin nga moda. Por frekuenca e përmendjes së emrit të një Universiteti, realisht nuk ka të bëjë me cilësitë themelore të institucionit. Një Universitet i madh shtetëror me një departament gjigand inxhinierie, apo një universiteti i vogël privat me një departament të gjuhës angleze i njohur për poetët që prodhon, do t’i ruajë këto cilësi edhe nëse nuk vazhdon të jetë pjesë e zukatjeve në konferencat arsimore. Ndërsa të qenit në modë, ka të bëjë më shumë me përmendjen e emrit të një universiteti në një periudhë të caktuar. Një fushatë elektorale presidenciale do të ndihmojë të dalë në pah një universitet, degët e të cilit janë kryesisht të fokusuara në shkencat politike. Rritja e pakënaqësisë ndaj testeve standarde mund të zgjojë interesin në një universitet që vendos të mos kërkojë rezultatet e testit SAT apo ACT.

Subjektiviteti i përzgjedhjes

Revista e njohur amerikane “Newsweek” thekson se lista e 25 universiteteve më interesante në SHBA duhet të shihet si subjektive dhe e përkohshme, por e krijuar me qëllim të mirë. Me subjektive, revista nënkupton faktin se kjo nuk është një renditje zyrtare. Por, renditja këtu organizohet duke u bazuar në një sërë faktorësh, që prej nivelit akademik e deri në kurset e konviktet që universitetet ofrojnë. Kjo për arsye se një pjesë e madhe e universiteteve në SHBA janë lodhur nga klasifikimet numerike që bazohen krejtësisht në të dhëna statistikore. Kritikët shprehen se këto lloj matjesh nuk ofrojnë një panoramë të plotë të universitetit. Në vend të matjeve numerike, lista e “Newsweek” një fotografi e shpejtë e me ngjyra e universiteteve më interesante aktualisht në SHBA. Për të krijuar listën, “Newsweek” është konsultuar me një sërë ekspertësh, zyrtarë të pranimit të studentëve në universitet, konsulentë arsimorë, studentë dhe drejtues universitetesh. Influencë kryesore në këtë klasifikim kanë shërbyer edhe këndvështrimet e këshilltarëve të shkollave të mesme, të cilët janë njerëzit më të sinkronizuar me atë që i intereson valës së momentit të aplikantëve për në universitet. Disa prej këtyre universiteteve janë të mëdhenj. Disa janë të vegjël. Disa kanë një kosto prej 40 mijë dollarësh në vit, e disa të tjerë janë falas. Disa janë të famshëm, e disa krejtësisht të panjohur. Por të gjithë këto universitete kanë programe të forta, të cilët do të ndryshojnë jetën e atyre që i zgjedhin, për mirë.

1. “Cornell University”, Nju Jork

Ndryshe nga universitetet e tjera, “Cornell University” e fokuson punën me studentët në zgjidhjen e problemeve dhe debatin intelektual. Ky universitet krenohet me degët e inxhinierisë, arteve dhe shkencës, të cilat i përkasin klasit botëror. Konvikti i shkollës, konsiderohet si më i miri në botë. Studentët janë krenarë sidomos me variacionin që gjendet në konviktin e Universitetit “Cornuell”.

2. Universiteti i Floridas, Florida

Kupa kombëtare e futbollit dhe dy tituj radhazi në basketboll, pa dyshim që i japin mjaft pikë këtij Universiteti. Aplikimet në këtë universitet janë rritur me 15 përqind dy vitet e fundit, pothuajse sa dyfishi i mesatares në shkallë vendi. Studentët e vitit të parë shprehen se u pëlqen reputacioni akademik i shkollës, përfshirja e studentëve në program, koha fantastike në Florida, si dhe atmosfera miqësore.

3. “Morehouse College” Atlanta, Xhorxhia

“Morehouse” është njohur prej kohësh si një vend edukimi i liderëve me ngjyrë siç është Martin Luther King Jr., aktori Samuel Jackson dhe regjisori Spike Lee. Por është gjithashtu njësoj i rëndësishëm si një ekzemplar i shkollimit të studentëve të të njëjtit, duke qenë se aty pranohen vetëm meshkuj. I përbërë nga tre mijë studentë, “Morehouse College” është institucioni numër një në vend për meshkujt me ngjyrë.

4. “Bates College”, Mein

Shumica e universiteteve në SHBA kërkojnë rezultateve e testit SAT apo ACT, përveç rasteve kur studentët janë me gjithë notat e larta. Ndërsa në “Bates College” nuk kërkohen dhe studentët, të cilët kanë pikë të ulëta mund të aplikojnë dhe të kenë të njëjtën mundësi si të tjerët. Studentët që studiojnë në këtë universitet shprehen se u pëlqejnë profesorët e punësuar posaçërisht për aftësitë e tyre në mësimdhënie dhe atmosferën e qetë sociale.

5. Instutiti i Teknologjisë së Kalifornisë, Kaliforni

Në këtë universitet pranohen vetëm 17 përqind e aplikanëve. Por edhe profesoret femra në këtë universitet shprehen se ato argëtohen shumë menjëherë pasi fillojnë të mësohen me faktin së bëjnë pjesë në një prej universiteteve të fundit në Amerikë, kur femrat janë minoritet (30 përqind). Të gjithë studentët presin me padurim festën “Dtich Day”, ku makinat grumbullohen pranë konvikteve me motorët e ndezur.

6. “Centenary College of Louisiana”, Luiziana

Ky universitet me një numër të vogël studentësh, një mijë gjithsej, konsiderohet si një “thesar sekret”. “Centenary College” ka opsione të pafund të degëve. Gjithashtu, ky universitet ndodhet vetëm pesë minuta nga bregu i lumit dhe është kthyer në një prej zbulimeve të fundit të Hollivudit si shesh xhirim i filmave. “Centenary Colleg” është një kombinim i rrallë i risive akademike dhe sporteve të mëdha si futbolli.

7. “Harvard University”, Masaçusets

Universiteti i Harvardit është i mirënjohur për shkallën e lartë të refuzimeve të aplikimeve çdo vit. Ky Universitet refuzoi 91.03 përqind nga ata që do të ishin matura e vitit 2011. Dukej sikur këtë vit mund të fitonte trofeun për “koprraci” në dhënien e mundësive për të studiuar në një nga universitet më të mira të botës. Aplikantët e dinë shumë mirë që kur marrin zarfin e përgjigjeve gjasat më të mëdha janë që përgjigja të jetë negative.

8. “Claremont McKenna College”, Kaliforni

Dy prej pesë studentëve në këtë Universitet zgjedhin marrëdhëniet ndërkombëtare apo të tjera që kanë të bëjnë me qeverinë. Pjesa që mbetet zgjedh gjithashtu degë që kanë lidhje me politikën. Duhet thënë se politika është “fiksimi” i studentëve aty. Pak universitete të zgjedhura në Amerikë kanë trupa pedagogjike dhe studentore me një balancë të tillë ideologjike. Studentët kanë pasur rastin madje të kenë të ftuar dhe ish-presidentin Klinton.

9. “Tulane University”, Luiziana

Uragani Katrina ishte një goditje që detyroi studentët të braktinin shkollën sapo ajo po fillonte në vitin 2005. Por reputacioni i stabilizuar i universitetit si një zgjedhje tërheqëse për studentët me ambicie tërhoqi një valë të madhe pjesëmarrësish duke habitur administratorët e “Tulane University”. Universiteti ka pasur 56 përqind studentë më shumë se vitin e kaluar, një nivel që shpresonte ta arrinte pas tre vitesh.

10. “Cooper Union for the Advancement of Science and Art”, Nju Jork

y universitet i përbërë nga rreth një mijë studentë në Manhatan, është një prej më të çuditshmëve dhe përzgjedhësve në vend. Shkollimi është falas, madje dhe për fëmijët e milionerëve, por kurthi qëndron në faktin se ata e paguajnë me djersë e gjak shkollimin duke qenë se lëndët janë ekstremist të vështira dhe notat mezi merren. Në këtë universitet ekzistojnë vetëm tre degë: arkitektura, artet dhe inxhinieria.

11. Universiteti i Kalifornisë, Kaliforni

Universiteti i Kalifornisë është i njohur për numrin e madh të studentëve, i cili arrin në 37 mijë. Kjo është një prej arsyeve që studentë, të cilët kanë qenë në shkolla të mesme të vogla apo të mbyllura të duan të provojnë një eksperiencë ndryshe. Mundësitë në këtë universitet janë të panumërta dhe niveli i studentëve është shumë i lartë. Gjithsej në Universitetin e Kalifornisë ekzistojnë 120 degë.

12. “Fordham University”, Nju Jork

Universiteti “Fordham” cilësohet si një prej universiteteve më të mira katolike. Një prej studenteve të pranuara aty shprehet se u informua për “Fordham” gjatë një sesioni. Ajo shprehet se u ndie e impresionuar jo vetëm nga stafi i përgatitur akademik por edhe nga përkushtimi i shkollës për t’i përgatitur studentët si njerëz me vlera të forta morale dhe standarde e duhura të etikës së sjelljes.

13. “Georgetoën University”, Uashington, D.C.

Vendi i Uashingtoni në historinë dhe kulturën amerikane e mban valën e aplikimeve të përvitshme në këtë universitet në më shumë se 16 mijë aplikime, ndërkohë që vetëm 20 përqind e tyre pranohen. “Georgetown University” është lider në studimet ndërkombëtare. Ndërkohë, studentët që kanë zgjedhur këtë universitet për të studiuar shprehen të entuziazmuar nga jeta sociale në konvikt.

14. “Johns Hopkins University”, Merilend

Labaratorët e pajisjet kompjuterike të njohura në shkallë botërore janë një arsye e aplikimit të studentëve të interesuar në anatomi dhe fiziologji. Vlerësimi gjithnjë në rritje për këtë universitet, i cili buron nga forca akademike dhe kompleksi i cilësuar si fantastik ka bërë që aplikimet të rriten me 66 përqind. Por ky universitet nuk fokusohet vetëm në pjesën shkencore, studentët mund të zgjedhin dhe degë muzikore.



15. Instituti i Minierës dhe Teknologjisë në Meksikën e Re, Nju Meksiko

Instituti teknologjik një Nju Meksiko, ndodhet në një qytet miqësor, një orë në jug të qytetit Albuquerke. Ky institut i ka reduktuar hyrjet ndërsa në heshtje ka ndërtuar me paratë e shtetit një prej qendrave kërkimore për luftën kundër terrorit. Në disa mënyra është si Los Alamos në një epokë të re, këtë herë i përqendruar në kërkimin e valixheve dhe çaktivizimin e eksplozivëve në rrugë dhe jo në ndërtimin e bombës “A”.

16. Universiteti shtetëror i Nju Jorkut në Nju Paltz, Nju Jork

Alicia Mejias zgjodhi “Suny New Paltz” pasi ishte 90 minuta larg nga Bruklini dhe nuk kushtonte shumë. Shqetësimi i vetëm ishte se do të ishte një prej pak hispanikëve në kompleksin e universitetit me 6400 studentë. Ai shqetësim u shtua edhe më shumë nga festat me titull “Jam Asia”, “Carribash” dhe “Java latine”. Pas disa ditëve përshtypja e saj ishte se kolegji ishte një vend “ku gjithkush kishte mundësinë të rritej”.

17. “Princeton University”, Nju Jork

Max Staller zgjodhi universitetin “Princeton” në vitin 2004, pasi përmbushte nevojat e tij profesionale dhe artistike. Ai kërkonte një karrierë në fushën shkencore dhe kurset e biologjisë janë të përsosura. Por gjithashtu ka fituar interes në arte duke zgjedhur kurset e teatrit dhe kërcimit. Ky universitet vë theksin se mundësi të tilla nuk janë vetëm për të pasurit.

18. “Queens College”, Nju Jork

Edhe pse familjet e tij po bëhen të begata, kolegji “Queens” mbetet një zgjedhje e mundshme për studentët prindërit e të cilit kurrë nuk kanë ndjekur kolegjin (38 për qind e organit studentor). Pretendimi i fundit i shkollës është të fitojë famë në gjeneratat e ndryshme të avokatëve, doktorëve dhe profesionistëve të tjerë që s’mund t’i përballonin të tjerët dhe tani thonë se “Queens” u ka ndryshuar jetën.

19. “St. Mary College” në Merilend

Kjo shkollë shtetërore në brigjet jugore të Merilendit i ka të gjitha avantazhet e kolegjeve të vogla të arteve liberale pa faturat e larta. 1900 studentët e këtij kolegji kanë edhe përfitime të tjera nga fakti se kampusi i tyre ndodhet pranë lumit “St. Mary”. Ata lundrojnë, notojnë, peshkojnë, ndezin zjarre në plazh dhe bëjnë gjithçka tjetër që është në ndihmë të kurseve.

20. “Smith College”, Masaçusets

Me 2800 studentë, kolegji “Smith” është kolegji më i madh i grave në Amerikë dhe i pari që ka nisur një program inxhinierie. Është pjesë e konsortiumit “Pesë Kolegjet”, katër të tjerat ndodhen shumë pranë. Ndërtesat, veçanërisht shtëpitë me stil fshatarak ku 13-80 studentë banojnë, tërheqin vëmendjen e turistëve. E ku tjetër do të keni mundësinë të rrethoheni nga vajza të zgjuara e të motivuara.

21. Shkolla e Muzikws “Eastman”, Nju Jork

“Eastman” është parajsa për instrumentalitët, por studentët studiojnë gjithashtu edhe në universitetin “Rochester”, e së cilit është pjesë. Është i përsosur për frymëzimin e muzikantëve që s’duan të sakrifikojnë dhe lëndët e tjera. Basistja Erin McPeck zgjodhi “Eastman”. Ajo po planifikon në karrierë në muzikë, ndërsa po punon me fizikën në “Rochester”.

22. “Texas-Austin University”, Teksas

Universiteti në Teksas po fiton emër në reformën arsimore. Kërkuesit e “UT-Austin” si ekonomisti Chrys Fougherty, kanë bërë punë të rëndësishme për efektet e kurseve në sukseset e kolegjit. Matematicieni Uri Treisman ka hapur rrugën në rritjen e nivelit të mësimdhënies për fëmijët e minoritetit. Një program i gjerë i quajtur “Rekrutët e shkencës në UT” po u mëson edhe nxënësve të viteve të para të gjimnazeve të mësohen me sfidën e universitetit.

23. “Wisconsin-Madison University”, Wisconsin

E rritur në Wisconsin, Laura Sullivan fillimisht druhej se mos humbiste me s 41 mijë studentëve të kolegjeve, 140 studentëve të masterit dhe gati 700 organizatave. Kur gjimnazi i saj bëri një vizitë në Wisconsin, ajo u shokua kur menjëherë e ndjeu veten si në shtëpi. Kampusi me pemë prej 1 mijë akrash i dukej ashtu siç duhej të dukej çdo kolegj.

24. “Richmond University”, Virxhinia

Shtatëdhjetë për qind e klasës së vitit 2007 studioi jashtë Amerikës, duke vizituar universitete në Oksford, Edinburg, Pragë, Milano, Buenos Aires, Hong Kong, Bangkog dhe vende të tjera kosmopolitane. Universiteti me 3 mijë studentë ka bërë marrëveshje me 50 shkolla në të gjithë botën, ku studentët të krijojnë eksperienca edhe me mësimdhënie të tjera. Fakulteti është i fortë në biznes, shkencë dhe studime lidershipi.

25. “Babson College”, Masaçusets

Ashtu siç violinistët e dinë pse janë në “Juilliard”, dhe fizikanët në “Caltech”, edhe 1700 studentët në “Babson” e kuptojnë çfarë i ka shtyrë të zgjedhin këtë kampua të vogël. Ata janë sipërmarrës dhe asnjë shkollë tjetër nuk është kaq e zonja t’i mësojë si të nisin një biznes. Jason Reuben i rritur në Los Anxhelos ka shitur pako me keçap që në klasë të katërt. Kur shkolla e tij bëri një vizitë në “Babson”, ai u bind se kjo ishte shkolla e tij.
Marre nga albkafe
Shtuar më 16/08/2007, ora 15:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori