25 të vdekur nga përleshjet në Libi
Në Bengazi të Libisë lindore 25 persona kanë gjetur vdekjen në përleshjet e protestave që ndodhën jashtë zyrave të policisë.

Në këto trazira janë plagosur edhe me dhjetra të tjerë dhe kjo ka nisur kur demonstruesit janë mbledhur përpara selisë së Brigadës së Mbrojtjes së Libisë duke kërkuar shpërndarjen e trupave të milicisë.

Të paktën 25 persona gjetën vdekjen në Libinë lindore në Bengazi, gjatë përleshjeve që pasuan protestat jashtë zyrave qendrore të policisë.

Një prej tyre, Brigada e Mbrojtjes së Libisë e cila luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e Muamar Gedafit, deri tani ka refuzuar të carmatoset. Milicët thonë se veprojnë me miratimin e ministrisë së Mbrojtjes. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori