2.5 milionë pelegrinë në Malin Arafat
Pëlqej
Mekka
Mbi 2.5 milionë myslimanë të mbledhur për pelegrinazhin vjetor të Haxhit sot mblidhen në Malin Arafat, që është dhe një nga momentet kyçe të pelegrinazhit. Ky është vendi ku profeti Muhamet bëri predikimin e lamtumirës.

Autoritetet saudite këtë vit kanë marrë masa të shtuara për të shmnagur incidentet si pasojë e turmës së dendur. Deri tani Haxhi këtë vit ka qenë pa incidente.

Pas faljes në malin Arafat peligrinët do të kthehen në Mina ku do të bëjnë kurban, në kujtim të sakrificës që bëri Profeti Ibrahim për të sakrifikuar të birin për hir të Zotit. Ky ritual shënon fillimin e Kurban Bajramit, që këtë vit festohet ditën e martë.
Shtuar më 15/11/2010, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori