230 mijë vetë homazhe për 17 viktimat e sulmeve terroriste
Të paktën 230 000 persona manifestuan sot në të gjithë Francën në kujtim të 17 viktimave të sulmeve terroriste që tronditën vendin gjatë katër ditëve të fundit. Këto manifestime i paraprijnë atij të nesërmit të parashikuar në Paris me pjesëmarrjen edhe të presidentit François Hollande dhe të liderëve të tjerë evropianë.

Manifestimi më i madh deri tani është ai i Tuluzës me më shumë se 80 000 persona.

"Jam kundër racizmit!" dhe "Jam për laicitetin!" ishin dy nga parrullat e para më shpesh mes manifestuesve.

Në Nantes u grumbulluan të paktën 30 000 persona me një pankartë të madhe ku shkruhej "Të jetojmë së bashku, të lirë, të barabartë dhe solidarë!".

Dhjetëra mijëra persona manifestuan sot edhe në disa qytete të tjera në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste.

Në Pau, në juglindje, të paktën 30 000 persona janë mbledhur për një tubim të heshtur.

Në Orleans, në pjesën qendrore te vendit, bëhet fjalë për 22 000 persona, ndërkohë që në Nice, në juglindje, të paktën 23 000 manifestues janë mbledhur deri tani, sipas burimeve policore.

"Kemi të bëjmë me një lëvizje të jashtëzakonshme popullore", u shpreh një prej organizatorëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori