23 të vdekur dhe 550 të zhdukur nga zjarret në Kaliforni
Pëlqej
Si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar Kaliforninë, deri me tani kanë humbur jetën 23 persona, ndërsa 550 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Janë shkatërruar 3600 objekte, me mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa zjarret kanë kapluar rreth 69 mijë hektarë tokë.

Zjarri filloi të dielën në mbrëmje dhe për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësisë u përhap me shpejtësi në disa qarqe të Kalifornisë.

Pjesa më e madhe humbën jetën pasi ishin në gjumë kur shpërtheu zjarri. Së paku 20 mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zyrtarët kanë thënë se është ky zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori