23 policë dënohen me nga 156 vite burg
23 policë janë dënuar nga një gjykatë në Brazil me nga 156 vite burg, pasi janë përfshirë në masakrën e vitit 1992 në burgun e San Paolos.

Ata fajësohen për vrasjen e 13 të burgosurve, gjatë operacionit për shtypjen e një revolte në burgun Carandiru. Në total, u vranë 111 të dënuar dhe prokuroria argumentoi se shumica u ekzekutuan, pasi ishin qëlluar nga një distancë shumë e vogël. Avokatët e policëve thanë se do të apelonin vendimin.

23 oficerët, shumica e të cilëve sot janë në pension, fillimisht u akuzuan se kishin eleminuar 15 të burgosur,por më vonë u zbulua se dy ishin vrarë nga të burgosurit e tjerë. Pritet që përpara gjyqit që dalin edhe oficerë të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori