22 vjeçarja rrihet brutalisht nga tre burra vetëm se kishte veshur fustan (VIDEO)
Një studente në Francë pretendon se është sulmuar nga tre burra të cilët u ndjenë të ofenduar, pasi vajza mbante të veshur një fustan të shkurtër.

Studentja, e cila e identifikoi veten vetëm si Elisabeth, 22 vjeçe, tha se ishte duke bërë një shëtitje nëpër qytet ndërsa pinte një cigare të premten e javës së kaluar, kur burrat filluan t'i bërtisnin asaj.

Ajo pretendon se dikush bërtiti 'shikoni atë prostitutëm me fustan', dhe pastaj 'mbyll gojën dhe uli sytë'.

Ajo pretendon se dy nga burrat e kapën nga krahët, ndërsa tjetri e goditi në fytyrë, duke e nxirë.
Shtuar më 25/09/2020, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori