21-vjeçarja i pret me thikë organet gjenitale të dashurit (FOTO LAJM)

Një studente ruse 21-vjeçare vrau të dashurin e saj dhe i coptoi trupin.

Anastasia Onegina vrau të dashurin Dmitri Sinkevich, 24 vjeç, një ish-polic në banesën e saj në Oryol dhe i preu trupin duke përdorur një thikë guzhine, përcjell albeu.com

Ajo i preu kokën, organet gjenitale dhe faqet i hoqi disa gishtërinj dhe i futi të gjitha në frigorifer.

Onegina fillimisht mohoi vrasjen e Sinkevich, duke i thënë policisë se e kishte gjetur të vdekur por tani ka pranuar se ka shkaktuar vdekjen e tij.

Ndërsa Anastasia Onegina po priste trupin e saj, motra e saj Ksenia e thirri atë në telefon dhe pyeti se çfarë po bënte.

"Unë jam duke coptuar të dashurin", i tha ajo motrës.

Një gjykatë tani ka urdhëruar që t'i nënshtrohet testeve psikiatrike, pasi hetimi i vrasjes vazhdon. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori