20 vjet burg për agjentin e CIA-s që spiunoi për Kinën
Një ish-anëtar i Agjencisë Qendrore për Inteligjencë në Shtetet e Bashkuara është dënuar me 20 vjet burgim për spiunim në të mirë të Kinës. Ky rast po vlerësohet si alarm në komunitetin amerikan të inteligjencës.

Kevin Mallory, 62 vjeç, u dënua për shkak se ia kishte shitur të dhënat e klasifikuara të mbrojtjes një agjenti të inteligjencës kineze për 25 mijë dollarë në kohën kur e kishte vizituar Shangain në mars dhe prill të vitit 2017.

“Qëllimi yt është të marrësh informata dhe qëllimi im është të paguhem”, shkruhet në një mesazh që e kishte dërguar ai më 5 maj të vitit 2017.

Personi dënuar e flet rrjedhshëm gjuhën kineze dhe më parë ka shërbyer si agjent special për shërbimin e sigurisë së Departamentit të Shtetit në kuadër të ushtrisë amerikane.

Mallory është vetëm një nga disa zyrtarë të lartë amerikanë që janë arrestuar dhe akuzuar për bashkëpunime të paligjshme me inteligjencën kineze.

Ish-zyrtari i agjencisë për inteligjencë të mbrojtjes, Ron Hansen, po përballet me 15 vjet burgim pasi u deklarua fajtor në mars të këtij viti pasi kishte tentuar t’i shiste Kinës informata të klasifikuara.

Në një rast tjetër, ish-zyrtari i CIA-s, Jerry Chun Shing Lee, u deklarua fajtor më 1 maj për spiunim për Kinën. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm pasi dyshohet se ka ofruar të dhëna që ndikuan në shuarjen e një rrjeti të informatorëve amerikanë në Kinë
Shtuar më 18/05/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori