20 të vdekur nga uragani “Ajrin” (VIDEO)
Të paktën 20 persona kanë vdekur nga uragani "Ajrin" në pjesët e bregdetit lindor të SHBA-së. Vetëm nga Karolina e Veriut është lajmëruar vdekja e gjashtë personave. Rreth pesë milionë familje dhe dyqane kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Sipas llogarive të para era e fuqishme, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej të paktën shtatë miliardë dollarësh.

Presidenti amerikan Barack Obama kumtoi se javët e ardhshme duhet bërë shumë punë për spastrimin e pasojave të këtij uragani.

Megjithë frikën e madhe, në Nju Jork nuk pati dëme tepër të mëdha, pasi fuqia e erës kishte rënë. Njoftohet se janë hapur edhe të gjitha aeroportet e atjeshme, të cilat dy ditët e fundit ishin të mbyllura.

Autoritetet bëjnë të ditur se ka filluar të naormalizohet edhe trafiku i qytetit. /albeu.com/

Shikoni Videot:






Shtuar më 29/08/2011, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori