20 të vdekur e 50 të plagosur si pasojë e një incidenti të shkaktuar nga një majmun në Libi
Të paktën 20 persona janë vrarë si pasojë e një konflikti ndëretnik në qytetin libian Saba.

Incidenti ka filluar kur një majmun shtëpie ka sulmuar një vajzë, gjë që ka bërë që familja e saj të fillojë t’ju hakmerret pjesëtarëve të bashkësisë tjetër fisnore që kanë mbajtur majmunin.

Kështu krisi konflikti në mes të pjesëtarëve të bashkësisë Avlad Sulejman dhe Guedadf.

Është e mundur që numri i viktimave të jetë më shumë se 20, sepse deri më tani vdekjen e kanë lajmëruar vetëm pjesëtarët e grupit Avlad Sulejman.

Sipas informative nga vendi i ngjarjes, në këtë incident janë shfrytëzuar tanke, raketa dhe armë tjera të rënda.

Tre meshkujt që kanë qenë me majmunin në momentin e sulmit, kanë qenë nga bashkësia Gaddafi, së cilës i ka takuar edhe lideri libian Muammar Mohammed Abu Minyar Gaddafi. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2016, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori