20 milionë myslimanë marshojnë kundër ISIS-it
Pëlqej
Në një nga organizimet më të mëdha të të gjitha kohërave, miliona myslimanë shiitë kanë bërë një veprim simbolik të jashtëzakonshëm duke rrezikuar madje edhe jetët e tyre për të udhëtuar në zona të hapura lufte si mesazh kundër ISIS.

Por një organizim kaq madhështor me synim uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme u injorua totalisht nga media në perëndim.

Gra, burra, të moshuar dhe fëmijë ecën drejt qytetit të Karbalas të dielën dhe të hënën për ditën e shenjtë të Arbaeen, që është eventi i cili shënon fundin e agjërimit 40-ditor pas Ashures, rituali fetar në kujtim të vdekjes së nipit të Profetit Muhamed, Imam Husseinit në vitin 680 p.K

Miliona besimtarë marshuan në këtë zonë, edhe pse e dinin se aty ishin organizuar disa sulme terroriste ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti nga ISIS veçanërisht javën e kaluar.

"Fatkeqësisht shumë media interesohen për histori që janë kryesisht negative dhe i transmetojnë. Nëse një grup myslimanësh bën diçka të mirë kjo nuk përmendet dhe vetë feja nuk përmendet. Por nëse është e keqe ajo është në faqe të parë dhe me germa të mëdha ku feja përmendet përherë",- ka thënë vullnetari Mohammed Al-Sharifi për "The Independent".

Për saktësim, myslimanët shiitë në vendet arabe kanë pak a shumë të njëjtat tradita si bektashinjtë shqiptarë, por mes tyre dhe myslimanëve sunitë, nuk ka paqe herë pas here veçanërisht ne vende se Iraku. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori