LIGUE 1/ PSG – Lyon, formacionet e mundshme

Paris Saint-Germain dhe Lyon do të luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1.

Kryeqytetasit presin Lyon në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Parc des Princes nga ora 20:45.

Ekipi i Mauricio Pochettinos ka serie të qind për qind me pesë fitore nga pesë ndeshje dhe synon edhe fitoren e gjashtë në këtë fillim sezoni.

Në anën tjetër, Lyoni nuk e nisi mirë me dy barazime dhe një humbje, por ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe synon ta vazhdojë serinë pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të theksuara si Sergio Ramos dhe Marco Verratti te vendasit dhe Leo Dubois dhe Moussa Dembele te mysafirët.

Megjithatë, trajnerët pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te PSG nga minuta e parë do të luajnë Lionel Messi dhe Neymar, ndërsa te Lyoni titullar pritet të jetë ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

PSGDonnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Gueye, Herrera; Di Maria, Messi, Neymar; Icardi

LyonLopes; Gusto, Silva, Denayer, Emerson; Guimaraes, Caqueret; Shaqiri, Paqueta, Aouar; Ekambi;

 


Shtuar 19.09.2021 10:36

Tags: , ,