E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
2 qen japin jetën për ta mbrojtur foshnjën nga kobra (VIDEO)
Dy qen janë kapur në kamera duke sakrifikuar jetën e tyre për të ndaluar një kobër vdekjeprurëse të hyjë në shtëpinë e tyre, teksa foshnja ishte duke fjetur.

Vajza njëvjeçare, e quajtur Skye, flinte në shtëpi në Filipine, kur gjarpri vdekjeprurës hyri në pjesën e përparme të kopshtit të premten e kaluar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se qeni i bardhë menjëherë i vërsulet gjarprit dhe fillon ta godasë atë me putra.

Sulmit i bashkëngjitet edhe qeni tjetër, duke e kapur me dhëmbë atë dhe duke e larguar nga pragu i shtëpisë.
Shtuar më 23/07/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori