2 persona vdesin nga sulmi i ISIS-it në resortin malian
Pëlqej
Persona të armatosur që dyshohet të jenë nga Shteti Islamik kanë sulmuar një resort turistik luksoz Le Campement Kangaba në Mali të njohur me perëndimorët, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, tha ministri i sigurisë.

"Është një sulm xhihadist. Forcat speciale maliane intervenuan dhe pengjet janë liruar", tha Salif Traore për agjencinë e lajmeve AFP.

"Për fat të keq për momentin ka dy të vdekur, duke përfshirë një franko-gabonez", shtoi ai.

Sulmi ndodhi në vendpushimin luksoz Le Campement Kangaba, në lindje të kryeqytetit Bamako.

Ministri tha se katër sulmues ishin vrarë nga forcat e sigurisë.

"Kemi gjetur trupat e dy sulmuesve të vrarë", tha Traore, duke shtuar se ishin në kërkim të dy trupave të tjerë.

Njëri prej tyre la pas një armë automatike dhe shishe të mbushura me "substanca shpërthyese".

Ministria tha se dy të tjerë u plagosën, duke përfshirë një civil. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori