2 milionë njerez mund të vdesin nëse Koreja e Veriut sulmon Seulin dhe Tokion
Ndërsa tensionet rriten në gadishullin Korean, një raport i ri ka vlerësuar se nëse Koreja e Veriut do të vendosë arsenalin e saj bërthamor në Seul dhe Tokio, numri i të vdekurve mund të jetë deri në 2.1 milion, me rreth 8 milionë të lënduar.

Gjatë muajve të fundit, qëndrimi, me Phenianin në njërën anë dhe SHBA-në dhe aleatët e tij nga ana tjetër, është duke u përshkallëzuar, me retorikë luftarake dhe vendosje provokative ushtarake në të dy anët, përcjell albeu.com.

Moska dhe Pekini në mënyrë të përsëritur kanë deklaruar se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes mjeteve paqësore.

Të mërkurën, Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu vuri në dukje se nëse dikush duhet të vendosë për të sulmuar Korenë e Veriut në pasojat e saj do të jenë të pasigurta.

Uashingtoni më herët tha se do të fliste vetëm me Phenianin për rikthimin e amerikanëve që po mbahen në Korenë e Veriut. /albeu.com/


Shtuar më 05/10/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori