2 mijë euro për një faqe në "Instagram", biznesi me rrjetet sociale (VIDEO)
Faqe të ndryshme web kanë nxjerrë njoftime për shitjen e rrjeteve sociale, kryesisht instagramit që variojnë në çmime nga 100 euro deri në 2 mijë euro.

Bisedë telefonike

"Po, kemi gjendje janë nja dy adresa instagrami me nga 11 mijë followers.

Po çfarë çmimi kanë?

Ato shkojnë 100 euro me gjithë komision, se unë jam në Dibër. Followersat 8K i ke të gjithë shqiptarë aktivë, punoj 1 vit me të për postime unë. Ka postime të vjetra, me profil goce. Po unë kam bërë shumë shitje kjo nuk është e para, mund ta shohësh që i kanë marrë shumëllojshmëri kategorish dmth këngëtarë, dj, biznese. Nuk është se jam njeri mashtrues që ta jap faqen sot, edhe ta marr prapë pas një jave, dy javësh."

Shitja e rrjeteve sociale duket që është kthyer në biznes, por në mënyrë të padrejtë dhe jo të ligjshme pasi vidhen të dhënat personale apo fotografitë të personave të tretë. Por nuk ka një autoritet kontrollues mbi këtë dukuri. E interesi nga ana tjetër është i lartë nga blerësit.

"Jam e interesuar për këtë faqen e instagramit që e keni nxjerr në shitje.

-Aa nuk e kam më.

-Sa e shitët? 2 mijë euro, kishte 200 mijë followers"

Gjithashtu, kërkesë ka edhe për blerjen e faqeve në Facebook.

"Kam dhe funpage në Facebook kushton 250 euro. Nuk është më i shtrenjtë se instagrami, se funpage ka 105 mijë followers. Po të kishte ajo adresa e instragramit me aq followers uhuu do të bënte minimum 600 euro".
Shtuar më 04/03/2020, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori